Trump dhe Kim në një 'shtrëngim historik duarsh'

Më në fund ndodhi shtrëngimi i duarve mes liderit koreanoverior Kim Jong-un dhe presidentit të SHBA Donald Trump në Singapor, shkruan BBC.

Të dy liderët kanë patur një shtrëngim duarsh, para një takimi sy më sy me përkthyes i cili ka zgjatur rreth 45 minuta.

Fillimisht ata janë takuar privatisht dhe ky takim i ka hapur rrugë një takimi më të zgjeruar bilateral, në të cilin përveç tyre, kanë qenë të pranishëm edhe zyrtarë të lartë të të dyja vendeve.

Në fjalët e para pas shtrëngimit të duarve, presidenti Trump ka thënë se “është një nder” të takohesh me Kim Jong-un, nga i cili pret “një marrëdhënie të shkëlqyeshme”, pasi ata, tanimë janë njohur personalisht.

“Ndihem shumë mirë. Ndihem shumë mirë”, u tha Trump gazetarëve, ndërsa ai ul për një takim me Kim pa funksionarë të politikave dhe vetëm përkthyesit e tyre.

“Do të kemi një diskutim të madh dhe unë mendoj një sukses të jashtëzakonshëm. Do të jetë jashtëzakonisht i suksesshëm. Dhe është një nder, dhe ne do të kemi një marrëdhënie të shkëlqyeshme, nuk kam asnjë dyshim”.

Ndërkaq lideri koreanoverior është shprehur: “Nuk ishte e lehtë të isha këtu… paragjykimet dhe praktikat e vjetra shërbyen si pengesa në rrugën tonë përpara, por ne i mposhtëm të gjitha”.





EMISIONET