Tronditi Qipron, vrasësi serial dënohet me 7 burgime të përjetshme

Tronditi Qipron, vrasësi serial dënohet me 7 burgime të

Vrasësi serial që tronditi Qipron është dënuar me 7 burgime të përjetshme të hënën pasi u deklarua fajtor për vrasjen e 5 grave dhe 2 vajzave të vogla.

Rasti është konsideruar si një nga mizoritë me të këqija ndaj grave në historinë e Qipros.

Ngjarja shkaktoi zemërim dhe tmerr në ishull ku krimet janë relativisht të rralla si  edhe detyroi ministrin e drejtësisë të japë dorëheqje dhe shkarkimin e shefit të policisë.

Nicos Metaxas u shpall fajtor për 12 akuza për vrasje me paramendim dhe rrëmbim të 7 personave, të ardhur nga Filipinet, Rumania dhe Nepali, midis shtatorit 2016 dhe korrikut 2018.

Dy vajzat, e moshës 6 dhe 8 vjeç, janë të dy prej grave të vrara.

35-vjeçari kontaktoi me disa prej viktimave në mediat sociale. Dënimi i dhënë nga Gjykata Penale (Assizes) është më i ashpri i imponuar ndonjëherë nga sistemi juridik i Qipros.

Ish oficeri i ushtrisë greko-qipriote shkoi në gjykatë në kryeqytetin Nikosia nën siguri të lartë veshur me një jelek antiplumb dhe u shfaq pa avokat.

Ai shpërtheu në lot ndërsa u lexua aktakuza ndaj tij.

"Kam kryer krime të neveritshme," tha ai, duke shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave.

Policia raportoi se i akuzuari, baba i divorcuar i dy fëmijëve, i takoi gratë online.

Viktimat ishin kryesisht të punësuara si pastruese në shtëpitë në ishull dhe u zhdukën midis shtatorit 2016 dhe gushtit 2018.

Shefi i policisë u shkarkua dhe ministri i drejtësisë dha dorëheqjen pas hetimeve duke u akuzuar se nuk i morën seriozisht zhdukjet e grave sepse ishin emigrante.

Viktima e parë u gjet e vdekur nga turistët që po bënin fotografi në një minierë të braktisur në fund të prillit, duke çuar në zbulimin e vrasjeve makabër.

Viktima e fundit e zbuluar ishte vajza 6-vjeçare që u gjet në një liqen më 12 korrik.

EMISIONET