Tronditet Milan, dy futbollistët kryesorë humbasin Juventusin

Tronditet Milan, dy futbollistët kryesorë humbasin Juventusin

Përpos barazimit 1-1 ndaj Udineses, tifozët e Milanit kanë marrë dy lajme mjaft të hidhura nga takimi i "San Siros".

Dëmtimet e Lucas Paqueta dhe Gianluigi Donnarumma mund t'i kushtojnë shtrenjtë kuqezinjve, që sipas të gjitha gjasave do të mungojnë për takimin e kësaj fundjave ndaj Juventusit.

Portieri italian pësoi një tërheqje muskulare, ndërkohë që talenti brazilian u dëmtua në këmbë.

Të dy do të bëjnë testet fizike gjatë ditëve të ardhshme, por duket e pamundur që ata të jenë gati të fillojnë ndeshjen ndaj bardhezinjve.

EMISIONET