Tronditet futbolli, klubi i njohur përfshihet në skandalin seksual me të mitur

Bota e futbollit është tronditur pasi klubi i njohur argjentinas, Independiente, është përfshirë në një skandal seksual me të mitur.

Skandali i abuzimit dhe shfrytëzimit të fëmijëve u zbulua nga gazetari Gustavo Grabia në programin "No Todo Pasa". Një i ri 17 vjeçar ka rrëfyer tek psikologia abuzimet e bëra ndaj tij dhe shokëve.

Djaloshi ishte pjesë e ekipeve të moshave të Independientes ndërsa tregoi mënyrën se si 4 bashkëmoshatarë të tjerë, janë përdorur për shërbime të vazhdueshme seksuale, shkruajnë mediat vendase.

Rrjetin e prostitucionit, sipas asaj që ka thënë djaloshi, e drejtonte një ish-lojtar i Independientes, me ndihmën e një arbitri që gjykonte ndeshjet e të rinjve.

Autoritetet përkatëse kanë nisur hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes, pasi dyshohet se kjo skemë prostitucioni mund të jetë përhapur edhe në skuadrat e tjera.

Ky rrëfim i 17-vjeçarit ka tronditur botën e futbollit argjentinas dhe jo vetëm.

EMISIONET