Tronditet bota e futbollit, mesfushori shqiptar ndahet nga jeta

Tronditet bota e futbollit, mesfushori shqiptar ndahet nga jeta

Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e futbollit. Futbollisti me origjinë shqiptare, Labinot Harbuzi ka humbur jetën ditën e sotme. 32 vjeçari i cili në të kaluarën është aktivizuar me skuadrën e Malmo në Suedi dhe kombëtaren U-21 të këtij vendi, nuk ka mundur t'i mbijetojë një sulmi në zemër, duke humbur jetën.

Lajmi është konfirmuar nga babai i Harbuzit, Ismeti, i cili në orën 10 të enjten në mëngjes e gjeti djalin e tij në gjendje kritike dhe tentoi të shpëtojë Labinotin së bashku me gruan e tij para se ambulanta dhe zjarrfikësit të vinin në vendin e ngjarjes, shkruan "Sportbladet". Por jeta e Harbuziut nuk mund të shpëtohej.

"Unë nuk e di se çfarë ka ndodhur nëse do të jem i sinqertë. Unë dhe bashkëshortja ime bëmë çmos për shpëtimin e mushkërive dhe pastaj u bashkua ambulanca dhe zjarrfikësit dhe vazhduam ", tha Ismet Harbuzi, babai i Labinotit.

Labinot Harbuzi ishte një talent i madh në Malmö FF dhe ishte pjesëtarë i ekipit suedez U-21 kombëtar në gjysmëfinale të Kampionatit Europian në vitin 2009.

EMISIONET