Tronditëse/ Foshnja ndërron jetë nga neglizhenca e kujdestares, u mbyt me ushqim

Tronditëse/ Foshnja ndërron jetë nga neglizhenca e kujdestares, u

Një foshnje ndërroi jetë më 14 dhjetor të vitit të kaluar për shkak të neglizhencës së kujdestares. Babai Steve Opar mori një telefonatë nga fqinja rreth orës 5 të pasdites duke i treguar se djali ishte mbytur me ushqim.

I tronditur nga lajmi, ai i kërkoi fqinjës që ta dërgonte vogëlushin me urgjencë në spital dhe telefonoi gruan që të shkonte atje.

“Ai ishte djali im i vetëm, prandaj Jayden ishte gjithçka për mua. As nuk e festuam ditëlindjen e tij të parë, që do të vinte pas një muaji. Ishte një moment shumë i dhimbshëm për jetën time”, tregoi Steve.

Pas lajmit të dhimbshëm, ai me bashkëshorten shkuan në shtëpi dhe vunë re se kujdestarja 23-vjeçarja nuk ishte aty, prnadaj nisën dyshimet. Ajo kishte dy muaj që punonte me ta.

Fqinja i tregoi se i biri 16-vjeçar kishte vënë re gjendjen serioze të vogëlushit dhe i kishte treguar së ëmës.

“Shkova menjëherë në shtëpi dhe pashë kujdestaren duke parë televizor. Kur e pyeta se ku është fëmija, ajo më bëri me shenjë dhomën. U trondita kur pashë vogëlushin duke qëndruar në krevat me shpinë dhe pastaj telefonova prindërit”, tregoi fqinja, Naomi Wambui.

Kujdestarja është arratisur dhe vijon të jetë në kërkimin e policisë.

EMISIONET