Triumfi në Kupën e Botës, presidenti Emmanuel Macron mendon të nderoj kombëtaren

Triumfi në Kupën e Botës, presidenti Emmanuel Macron mendon

Pas medaljes në Kupën e Botës Rusi 2018, një tjetër çmim prestigjoz do i akordohet kombëtares së Francës.

Zyra e presidentit francez Emmanuel Macron ka njoftuar se skuadra franceze e cila fitoi Kupën e Botës do t'i jepet akordohet çmimi "Legjioni i Nderit".

Për këtë fakt, presidenca do të organizojë një ceremoni, ndonëse ende nuk është konfirmuar asnjë datë.

Fitorja në Rusi 2018 vjen 20 vjet pas fitores të Kupës së Botës 1998, ku në atë kohë udhëheqeshin nga kapiteni dhe trajneri aktual, Didier Deschamps, i cili në pas triumfit fitoi gjithashtu çmimin si "Legjion Nderi" nga presidenti i atëhershëm Jacques Chirac.

"Les Bleus" fitoi titullin e tyre të dytë botëror pas fitores 4-2 ndaj Kroacisë në finalen e së dielës në stadiumin "Luzhniki" të Moskës.

EMISIONET