Tritan Shehu: Ja pse u vu Gent Cakaj në krye të diplomacisë dhe kë po terrorizon

Tritan Shehu: Ja pse u vu Gent Cakaj në krye të diplomacisë dhe

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu i ftuar në emisionin "Arena" në RTV ORA, tha se deklaratat e Gent Cakajt për të shkarkuar disa punëtorë të Ministrisë së Jashtme janë presione për t'i mbyllur gojën ambasadorëve.

Tritan Shehu: Janë veprime krejtësisht të paligjshme, të cilat bien ndesh me ligjin, me etikën e trupit diplomatik edhe me principet e demokracisë, sepse janë veprime që kërkojnë të terrorizojnë trupën diplomatike, sepse më pas kjo trupë diplomatike nuk shprehet kur kërkohet të marrin pozicione kundër interesave kombëtare siq është çështja e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, dhe prandaj është vënë ky zëvendësministër i Jashtëm. 

Është vënë pikërisht që të fusë politika që kanë lindur në Beograd dhe janë të shpërndara nga tellallët e Beogradit në Prishtinë dhe Tiranë. 


EMISIONET