Tristan Thompson nuk njeh limite! Pasi tradhtoi partneren me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, ai u përpoq të merrte sërish atë që donte.

Në episodin e ri të "KUWTK", zbulohen detaje të reja nga historia e tyre. Me vetëdije, Khloe ftoi Tristan në ditëlindjen e parë të vajzës. Ajo donte që e bija të kishte pranë babain në këtë ditë.

Megjithatë, fokusi sërish u përqendrua tek Khloe. Gjatë festës, ai u përpoq që ta puthte yllin e "KUWTK" që të ndizte sërish shkëndijat e dashurisë.

Por Khloe ishte e vendosur që cdo gjë ka marrë fund. Gjatë trailerit të serialit, ajo thotë: "I thashë që nuk mund të marrësh çdo gjë që do."

Në fund, shihet se Khloe u lëndua dhe shpërtheu në lot në festën e vajzës.

/Ora News.tv/