Trinjake identike, por ditëlindjen e kanë në datë të ndryshme

Në shumicën e rasteve binjakët apo trinjakët ndajnë të njëjtën ditëlindje, por në Kinë nuk ka ndodhur kështu.

Një foshnje e lindur më 24 dhjetor, ju desh të priste dy ditë për të ardhur në jetë edhe dy motrat e saj.

Trinjakët identikë kanë lindur 30 javësh dhe erdhën në botë 47 orë larg, pasi kontraktimet e nënës së tyre u ndalën papritur.

Të tre foshnjat janë në gjendje të qëndrueshme, thanë mjekët e maternitetit në Chengdu, kryeqyteti provincial i provincës Sichuan të Kinës jugperëndimore.

Ata peshonin 1.450g, 1.300g dhe 1.150g, përkatësisht në lindje.

Trinjaket erdhën në jetë nga një grua 31 vjeçare, e quajtur Ju Li.

Zonja ka edhe një vajzë që është 11 vjeçe, por nëna e saj vazhdon të kërkojë një nip. Në Kinë kërkohet me ngulm lindja e një djali.

EMISIONET