Ne Shqiperi gjallon akoma edhe per pak... kryeministri tribal qeveria tribale,parlamenti tribal,drejtesia tribale, media e analiste tribalë,qe jane te gjitha pjeset e nje grupi te vogel e ne minorace aq te vogel sa edhe tribute jane ne raport me shumicen derrmuese te njerezve, ne Shqiperi e kudo ne bote, qe jetojne lirite dhe modernitetin e shendetshem te demokracise.

Fundi i tribuve ka qene i pashmangshem,sepse ato ka qene thjesht atavizma dhe prove te nje bote,qe njerezimi e ka refuzuar,e ka shembur dhe e ka permbysur pa kthim.
Tribalet ne pushtet sic po e kane qendrimin te peshtire e te neveritshem ashtu po e gatuajne edhe fundin e tyre pikerisht si zvarranike,si gore rrugesh apo prostituta te rena nga vakti.
Sot ndryshimi i kerkuar eshte serish epokal.
Tentativa per te ndertuar shtet te se drejtes dhe puna e ketyre thuajse 30 viteve si dhe deshira e shqiptareve per ta pasur ate, jane rrenuar nga tribalet ne pushtet.
Shteti i se drejtes eshte zevendesuar nga shteti i partise thene me thjesht nga tribalizmi rilindas.
Avokatia qeveritare here me ca kelyshe te gjate e here me ca shkurtabiqer apo here me ze te trashe e here me ze te holle eshte klithma e tribalizmit kunder barazise dhe drejtesise se barabarte, ne emer te nje padrejtesie qe denon,masakron dhe shtyp te njerezit e zakonshem ne emer te grupit tribal rilindas.
Parlamenti i qindra mijrave njerezve te zakonshem,punetore, te ndershem dhe me karakter te forte eshte zevendesuar nga ca tuafer,njerez te shplare nga karakteri dhe me nje idiotesi politike pe padegjuar.
Sot ndarja nga ky lloj tribalizmi rilindas,qe ka rrembyer dhe po plackit Shqiperine eshte jetik sa vete oksigjeni per jeten,sa vete uji per token, sa vete dielli per njerezimin.
Asnje kompromis s'mund dhe s'do te kete me tribalizmin rilindas.
Kompromisi me te do te thote zero liri,zero drejtesi,zero barazi,zero demokraci dhe nga ana tjeter do te thote sundim i diteve te zeza,i shtetit te zi,i parlamentit te zi,i drejtesise se zeze,i medias se zeze,i analisteve te zinj dhe i dhunes se zeze mbi njerezit e zakonshem.
Sot shqiptaret perballen edhe me media tribale edhe me analiste tribale, qe ndryshe nga tribute antike ku kapua i tribuse u hidhte nga nje cope mish nga kafsha e shqyer e gjahut,ketyre te sotmeve kapua i qeverise tribale u hedh trastat e qelbura te parave,qe u ka vjedhur shqiptareve te zakonshem qe te ushqehet media tribale per te prodhuar vjelljen e perditshme ereqelbur te tyre mediatike te saj.
Keto media e analiste tribale urrejne vendin,urrejne njerezit e zakonshem,urrejne lirine ato duan vetem parane e felliqur llumin e amoralitetit,
padrejtesine,diktaturen dhe cdo gje, qe ju mbush xhepin e tyre dhe kenaq kapon e tribuse ne pushtet.
Aprofesionalë,bajatë,
me nje kulture vajtuese,provincialë e mediokër,analistet e mediat tribale jane sot nje trup i huaj, nje zgjatim atavik ne trupin e nje shoqerie,qe masivisht i neverit,i refuzon dhe i perbuz keta çirake e sejmene te nje tribuje,qe aksidentalisht qeveris Shqiperine.
Edhe fundi tribalizmit mediatik eshte shume afer sepse eshte i njohur dhe i paralajmeruar boterisht fundi i ketij soji tribalizmi mediatik.
Shqiperia do te ndahet nga tribalizmi shumekembesh rilindas, qe eshte tkurrur e rrëgjuar dhe kujis ne grahmat e fundit dhe kete nuk e ndal dot më kerkush.
Ndryshimi e ka marre udhën e tij pa kthim.
Te ecim te gjithe ne kete udhe te ndrishme e te mire.
Udhe tjeter nuk ka....

/Ora News.tv/