Tri viktima u regjistruan në Mirditë e Shkodër në ngjarje të lidhura me temperaturat e ulta dhe motin e keq. Një punonjës i OST humbi jetën ndërsa po shkonte të riparonte një defekt në Perlat të Mirditës për shkak të një ataku kardiak. Në Shkodër, një grua e moshuar humbi jetën pasi banesa u përfshi nga zjarri. Ndërsa mbrëmjen e së enjtes punonjësi i një karburanti vdiq pasi streha e ndërtesës u rrëzua për shkak të peshës së borës!

Një punonjës i OST humbi jetën në Mirditë teksa po shkonte të riparonte një defekt elektrik. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 të mbrëmjës së të enjtes në fshatin Perlat, një zonë e thellë malore.

Gjovalin Qafa, 58 vjeç, nga Laçi mendohet të ketë vdekur si pasojë e një ataku karidak. Policia ka bërë me dije se 58-vjeçari u gjetë i vdekur në makinën e tij teksa po udhëtonte drejt zonës malore për të riparuar defektin elektrik.

Dy ngjarje të shkaktuara nga moti i keq u regjistruan brenda pak orëve në Shkodër. Një grua e moshuar humbi jetën në, pasi shtëpia e saj u përfshi nga një zjarr në orët e para të mëngjesit.

Viktima është identifikuar si Laje Betja rreth 80 vjec. E moshuara mësohet se jetonte me të birin në një banesë në rrugën e Komplikëve.

Burimet thanë se familja përdorte një ngrohëse me korrent për ti bërë ballë temperaturave të ultë, çka dyshohet edhe shkak për zjarrin.

E moshuara për shkak edhe të problemeve me shikimin dyshohet se nuk ka arritur të dalë nga shtëpia dhe ka vdekur nga asfiksia.

Ndërkohë pasditen e së enjtes punonjësi i një karburanti humbi jetën pasi streha e ndërtesës u shemb për pasojë të rëndesës së dëborës

Viktima ishte Tonin Locin, 53 vjeç.

Pas aksidentit Ministria e Mbrojtjes, e cila iu ka bërë thirrje subjekteve dhe banorëve në zonat e prekura nga dëbora që të marrin masa për pastrimin e çative.

/Ora News.tv/