Tri pyetje 'të thjeshta' për qytetarët e BE që duan të qëndrojnë në Britani pas Brexit

Qytetarët e BE do të duhet t'u përgjigjen tre pyetjeve "të thjeshta" në internet nëse duan të vazhdojnë të jetojnë në Britaninë e Madhe pas Brexit, tha sekretari i Brendshëm.

Sajid Javid tha se pozita e "parazgjedhur" e qeverisë do të ishte dhënia, refuzimi dhe zgjidhja e statusit.

Njerëzve do t'u kërkohet të provojnë letërnjoftimin e tyre, nëse kanë dënime penale dhe nëse jetojnë në Britani.

Përgjigjet e tyre do të kontrollohen me regjistrin e të dhënave të qeverisë dhe vendimi do të jepet "shumë shpejt", tha z. Javid.

Skema do të veprojë në internet dhe nëpërmjet një aplikacioni smartphone, tha Javid, duke shtuar se kjo do tu krijojë më shumë lehtësira të interesuarve dhe  të cilët do të marrin përgjigje brenda dy javësh ose më shpejt.

Duke folur për një komision të Dhomës së Lordëve, z. Javid tha se duhet të ketë "një arsye shumë të mirë" se pse një aplikacion i tillë do të mund refuzohet.

Ministria e Brendshme tha se kontrollet e dosjeve penale do të jenë rreth "kriminalitetit serioz dhe të vazhdueshëm, jo gjobat e parkimit".

Skema 170 milion paund do të jetë e detyrueshme për të gjithë qytetarët e BE që jetojnë në  Britaninë e Madhe dhe qeveria pret një total prej 3.5 milion aplikacionesh.

Qytetarët e BE dhe anëtarët e familjes që kanë qenë në Britani të Madhe për pesë vjet deri në fund të vitit 2020 do të jenë në gjendje të aplikojnë për "statusin e zgjidhur".

Kjo do të thotë se, ata janë të lirë të vazhdojnë të jetojnë dhe punojnë në Britani të Madhe për një kohë të pacaktuar.

Ata që kanë mbërritur deri më 31 dhjetor 2020, por nuk kanë vendbanim pesëvjeçar, mund të kërkojnë të qëndrojnë deri sa të kenë, dhe në atë moment mund të kërkojnë status të rregullt.

Skema përfshin gjithashtu qytetarë të Zvicrës, Islandës, Lichtenstein dhe Norvegji.


EMISIONET