Tri kishat e shenjta në Jerusalem mbyllin dyert në protestë kundër Izraelit

Tri kishat e shenjta në Jerusalem mbyllin dyert në protestë

Kisha e varrit të shenjtë në Jerusalem, ku besohet se Jezusi është kryqëzuar dhe varrosur, është mbyllur për një kohë të pacaktuar të dielën, duke protestuar kundër një politike të re tatimore izraelite dhe projektligjit për shpronësimin e tokës.

Udhëheqësit e kishave katolike, ortodokse greke dhe armene njoftuan mbylljen e vendit të shenjtë në një deklaratë të përbashkët, duke e akuzuar Izraelin për një "sulm sistematik dhe të pashembullt kundër të krishterëve në Tokën e Shenjtë".

Një projekt-ligj që do t'i lejonte autoriteteve të shpronësonin tokën që u shit kishave në Jerusalem që nga viti 2010, do të duhej të ridiskutohej nga qeveria izraelite.

Autoritetet e qytetit të Jerusalemit gjithashtu kanë anuluar kohët e fundit përjashtimet tatimore që u jepen pronave komerciale të kishës dhe tani kërkojnë pagesa të prapambetura.

"Komuna e Jerusalemit lëshoi njoftime për grumbullimin skandaloz dhe urdhrat për sekuestrimin e pasurive dhe llogarive bankare të Kishës për borxhet e dyshuara të taksave ndëshkuese komunale", tha Theophilos III, Patriarku i Jerusalemit, Francesco Patton, Kujdestari i Tokës së Shenjtë dhe Nourhan Manougian , Patriarku armen i Jerusalemit.

Udhëheqësit e kishave të krishtera argumentuan se veprimet izraelite "shkelin marrëveshjet ekzistuese dhe detyrimet ndërkombëtare që garantojnë të drejtat dhe privilegjet e Kishave, në atë që duket si një përpjekje për të dobësuar praninë e krishterë në Jerusalem ..."

Klerikët e lartë e sulmuan legjislacionin e propozuar izraelit si "të neveritshëm ... diskriminues dhe racist", duke thënë se "kjo na kujton të gjitha ligjet e një natyre të ngjashme, të cilat u miratuan kundër hebrenjve gjatë periudhave të errëta në Evropë".

Kryenegociatori palestinez Saeb Erekat tha se presioni mbi të krishterët nga shteti hebraik "duhet të jetë një kujtesë për nevojën për t'i dhënë fund pushtimit izraelit", raportoi Al Jazeera. Kisha e Varrit të Shenjtë ndodhet në Jerusalemin Lindor, i cili u pushtua nga Izraeli në vitin 1967 dhe ka mbetur nën kontroll që atëherë.

EMISIONET