Të paktën 18 persona janë vrarë dhe 170 janë plagosur pas daljes së një treni pasagjerësh nga shinat e hekurudhës në veri-lindje të Tajvanit.
Autoritetet hekurudhore thonë se po hetojnë aksidentin, i cili ndodhi në Yilan County në orën 16:50 të së dielës, me orë lokale.

Treni i shpejtësisë së madhe ka qenë duke udhëtuar nga Taipei për në Taitung me 310 pasagjerë.

Zjarrëfikësit dhe ndihma e parë mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes. Autoritetet thonë se të gjithë personat që udhëtonin në tren janë nxjerrë nga rrënojat.

Zëvendës shefi i Administratës së Hekurudhave të Tajvanit, Lu Chieh-shen, tha në një konferencë shtypi të dielën se treni ishte vetëm gjashtë vjeç dhe kishte qenë në "gjendje mjaft të mirë" përpara aksidentit.

Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi aksidentin, por dëshmitarët thanë për mediat lokale se dëgjuan një zhurmë të madhe, pastaj shkëndija dhe erë tymi duhani.

Ekipet mjekësore të urgjencës dhe zjarrfikësit po ndihmojnë të lënduarit dhe ministria e mbrojtjes thotë se ka dërguar 120 ushtarë për të ndihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Dëshmitarët raportojnë se iu desh të thyejnë dritaret e trenit për të shpëtuar dhe dhjetëra të plagosur janë transportuar në spitalet lokale.

Pjesa hekurudhore e Taivanit është e njohur për turistët që vizitojnë vendin.

/Ora News.tv/