Trendafilova: Të gjithë keqbërësit do të sillen para drejtësisë

Trendafilova: Të gjithë keqbërësit do të sillen para

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekatarina Trendafilova, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se kushdo që ka kryer krime lufte të cilat bien nën jurisdiksionin e gjykatës do të sillen para drejtësisë. Trendafilova ndodhet në vizitën e parë në Kosovë që kur mori detyrën e kryetares së Gjykatës. Në intervistë, ajo flet pse nuk ka takuar presidentin dhe kryeministrin e Kosovës si dhe kur pret aktakuzat e para.

"Burgimi është zgjidhja e fundit që duhet të kemi në mendje pasi kjo ndikon në të drejtën për liri dhe për secilin duhet të garantohet standarte ndërkombëtare. Përveç rasteve kur ka arsye të besohet se kërkesa është conform ligjeve dhe standarteve ndërkombëtare se personi mund të ikë, të vazhdojë me veprat kriminale apo të bëjë ndonjë vepër kriminale apo ti kërcënojë dëshmitarët.

 Në rast se kërkesa kushtet nuk përmbushen dhoma nuk mund të në të tilla raste nuk mund të sjellë vendim për burgim. Por dua të sqaroj se krahas krimeve kudër njerëzimit dhe krimeve të luftës para drejtësisë sonë do të sillen edhe rastet e krimeve që kanë të bëjnë me kundërvimin e vendosjes së drejtësisë.

 Nëse vijmë deri tek informatet e tilla në gjykatë dhe prokurori, ligji u mundëson  prokurorit të iniciojë hetime dhe nëse ka fakte të mjaftueshme lëshohet urdhëri për arrestim."

EMISIONET