Tre vjedhje brenda janarit, arrestohen hajdutët e veglave të punës

Tre vjedhje brenda janarit, arrestohen hajdutët e veglave të

Tre persona, mes tyre një i mitur, kanë rënë në prangat e policisë për veprën penale të vjedhjes. 

Të arrestuarit akuzohen për tre raste vjedhjesh brenda janarit të këtij viti në Berat. Shënjestër e tyre ishin veglat e punës.

Janë arrestuar

-E.L, 16 vjeç, banues në lagjen Uznovë, Berat, (i dënuar më parë, për  kultivim i lëndëve narkotike, vjedhje dhe mbajtje pa leje e municioneve luftarake).

-Sajmon Komaraku, 31 vjeç, banues në lagjen Uznovë, Berat.

-Aurel Etemaj, 33 vjeç, banues në lagjen Uznovë, Berat, (i dënuar më parë për veprën penale Vjedhja).

Rastet për të cilat akuzohen

-Më datë 22.01.2018, në banesën e shtetasit Z.Xh, dyshohet se kanë vjedhur një troko dhe një televizor.

-Më datë 18.01.2018, në magazinën e shtetasit Y.B,  dyshohet se kanë vjedhur dy troko.

-Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe materialet e vjedhura në banesën e shtetasit A.D, ngjarje kjo e ndodhur në datë 04.01.2018, ku si autorë i dyshuar u ndalua shtetasi E.L, i cili më pas u la i lirë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Vjedhje, e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 134/2 e 25 të Kodit Penal.

EMISIONET