Teuta ka marrë një shuplakë të fortë në takimin e vajtjes së raundit të parë kualifikues të UEFA Europa League. Durrsakët janë mposhtur 3-0 në transfertën e Ventspils, me letonezët që hedhin një hap të sigurtë drejt raundit tjetër.

Takimi i zhvilluar në "Ventspils Olimpiskais Stadions" nisi praktikisht me gol për vendasit, me Sergiychuk që gjeti fundin e rrjetës pas 5 minutash. Gol që zgjoi të besuarit e Bledi Shkëmbit, por që nuk reaguan saktë, duke mos arritur të gjejnë golin e barazimit.

E kjo i dha liri Ventspils, që thelloi rezultatin me anë të Ulimbasevs e Aiyegun. Përfundimisht 3-0 dhe Ventspils është me një këmbë në fazën e ardhshme të Europa League.


/Ora News.tv/