Tre shtetet kundër negociatave, Meta u dërgon mesazh bashkëpunimi palëve

Tre shtetet kundër negociatave, Meta u dërgon mesazh bashkëpunimi

Teksa Franca, Holanda dhe Danimarka janë tre shtetet që mbeten ende të pozicionuara kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë në BE, Presidenti Ilir Meta kërkon bashkëpunim të palëve politike në vend në funksion të integrimit.

Meta: Unë besoj se janë të gjitha mundësitë që vendi ynë të ketë sukses duke marrë një mesazh pozitiv. Këshilli i vendeve anëtare të BE-së në mbështetje të rekomandimit pozitiv të KE-së dhe për këtë të gjithë duhet të punojmë të angazhohemi për mirë, për pritshmeritë jo vetëm të partnerëve tanë por edhe të këshilltarëve në mënyrën më të përgjegjshme dhe bashkëpunuese, jashtë çdo fryme konfliktuale dhe përjashtimi artificial.

Kreu i Shtetit nuk ka pranuar të komentojë rreth lajmit që qarkulloi për ngritjen në Shqipëri të një qendre për ish-militantë të ISIS, por theksoi se askush nuk e cënon sigurinë kombëtare aq më tepër në prag të sezonit turistik.

Deklaratat Meta i bëri nga Pusteci, ndërsa lidhur me qendrën për grumbullimin e ish-militantëve të ISIS në Shqipëri reagoi dje edhe Kryeministria duke deklaruar se nuk ekziston asnjë lloj ideje, kërkese, plani apo mundësie për diçka të tillë. 

EMISIONET