Spektakli i përvitshëm muzikor Eurovizion 2018, në të cilin marrin pjesë 43 shtetet do të zhvillohet në Portugali me 8 maj, ku Shqipëria do të përfaqësohet nga Eugent Bushpepa me këngën ‘Mall’.

Por nuk do jetë ai i vetmi shqiptar, pasi fitorja e kantautorit shqiptar Ermal Meta, në bashkëpunim me Fabrizio Moron në Sanremo do të jetë përfaqësim i Italisë.

Ata do këndojnë ‘Non mi avete fatto’. Këngëtarja e tretë është Eleni Foureira, e cila u komentua gjatë në media pasi nuk pranoi origjinën e saj shqiptare, do të përfaqësojë Greqinë me projektin muzikor të titulluar ‘Fuego’.

/Ora News.tv/