Nuk ka të ndalur droga drejt Greqisë. Një tjetër operacion i policisë greke në kufi ka vënë në pranga 3 shqiptarë të moshës 23, 36 dhe  49-vjeç në afërsi të kufirit të gjelbër në Kostur.

Ata jane kapur duke transportuar në këmbë 1 çantë që përmbante 2 pako me 19 kg 530 gram marijuanë. Gjithashtu nga verifikimi në sistem rezulton se:

1. 23-vjeçari është i dënuar me 24 muaj burg dhe 6000 euro gjobë për shkelje të ligjit mbi emigrantët

2. 36-vjeçari është i dënuar me 18 muaj burg dhe 1500 euro gjobë për shkelje të ligjit mbi emigrantët.

3. 49-vjeçari është i dënuar me 24 muaj burg dhe 1500 euro gjobë për shkelje të ligjit mbi emigrantët.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularë dhe 3 karta SIM.

/Ora News.tv/