Tre shqiptarë, sipas gazetës "V.Novosti", natën në mes të 6 e 7 janarit në Beograd kanë shkruar në borën mbi vetura simbolet e, UÇK-së, dhe për këtë janë dënuar me nga 55 ditë burgim.

Teksa e konsideron skandal që ka shqetësuar banorët e Mirijevës pranë Beogradit, gazeta shkruan se ngjarja ka ndodhur në vigjilje të krishtlindjeve ortodokse. Në pranga përfunduan Iba Bajrami (20-vjeç) dhe Shpreson Bajramin (22-vjeç) nga Beogradi, dhe Daniel Kryeziun (25-vjeç) nga Prizreni.

Atë natë, ata kanë shkruar "UÇK"në borën mbi dhjetëra automjete të parkuara në rrugën "Kosta Nagj" në Mirijevo, për pasojë, siç shkruan kjo gazetë, qytetarët e frikësuar menjëherë kanë njoftuar policinë.

Pas arrestimit të tyre, policia i ka dërguar menjëherë më gjykatën për kundërvajtje, e cila ua ka shqiptuar dënimin me burg.



/Ora News.tv/