Tre musketierët e muzikës rrok do ‘ndezin’ Amfiteatrin e Tiranës

Tre musketierët e muzikës rrok do ‘ndezin’ Amfiteatrin e

Amfiteatri i Tiranës do të mirëpresë tre muskutierët e muzikës rrok Aleksandër Gjoka, Elton Deda dhe Redon Makashi. Pas suksesit të koncertit të parë në sallën e Pallatit të Kongreseve, ata rikthehen me hitet e tyre më të mira në vite, por edhe me shumë elementë të rinj.

Redon Makashi: Të sjellim 3 musketierët në një formë tjetër, më rrok.

Zgjodhën amfiteatrin për shkak të lidhjeve emocionale

Aleksandër Gjoka: Një pjesë të rinisë sime këtu e kam kaluar.

Elton Deda: Meqënëse kam pasur shtëpinë këtu tek Tirana e Re dhe dilnim gjithmonë me prindërit tek liqeni. Sandrin nuk kam patur mundësinë ndonjëherë ta dëgjoj duke kënduar këtej. Në momentin që filluam të kishim shkëndijat e para, u hap pak gjëja dhe Sandri dilte në skena të tjera.

Muskutierët premtojnë se shumë shpejt do të jenë me projekte të reja.

Elton Deda: Po ti shpjegojmë surprizat që tani, nuk do jenë më surpriza.

Elton Deda shprehet se treshja do të vazhdojë të mbetet bashkë, kjo sipas tij për shkak të shpirtit dhe ideve të përbashkëta që ata kanë.

Elton Deda: Nuk do jetë ndonjë cudi e madhe në rast se Sandri mund të kapë kitarën dhe bashkë me njerëzit të këndojë një këngë të atyre gjërave. Nostaligjikët gjenden gjithmonë në cdo lloj kallaballëku.

EMISIONET