Akil Gjakova e humbi duelin final kundër xhudistit nga Kazakistani, Zhansay Smagulov, në kategorin deri në 73 kilogramë, por kjo nuk e pengoi xhudistin pejan të largohet pa medalje nga "Grand Prix Tunis" pasi e kishte siguruar përpara takimit final medaljen e argjendtë .

Gjakova është i treti xhudist që ngre lart flamurin kosovar, pas dy xhudisteve Nora Gjakova që u kthye me medaljen e artë nga ky kompeticion, ndërsa Distria Krasniqi u ngjit në shkallën e dytë të podiumit duke marrë medaljen e argjendtë. 

Menjëherë pas ndeshjes, përmes një statusi në rrjetin social "Facebook" trajneri i sportistëve kosovarë, Driton Kuka falenderoi xhudistët për paraqitjen në këtë kompeticion.

Ja çfarë shkruan Kuka në "Facebook"

Suksesi më i madh i Shtetit tonë në Grand Prix deri më tash!
Një e artë e dy tē argjendta!
Medalja e parë në konkurrencën e meshkujve e argjendta e Akilit sot shkëlqen si ari!
Nora,Disi e Akili edhe pa prezencën e Kampiones Olimpike performuan bukur dhe nisën me sukses këtë vit!
Po e ripostoj foton e Akilit si një fitore briliante gjatë ditës së sotme!
Personalisht medalja e Akilit për mua si trener i tyre paraqet impuls të ri në ekipin tonë dhe medaljet Elitare tani më po vijnë edhe për meshkuj!

/Ora News.tv/