Tre makina me njerëz të armatosur sulmojnë klubin e natës, 14 të vdekur

Tre makina me njerëz të armatosur sulmojnë klubin e natës,

Njerëz të armatosur kanë sulmuar një klub nate në Brazilin verilindor, duke vrarë të paktën 14 persona.

Tre makina me njerëz të armatosur u futën në vendin e ngjarjes, në periferi të Fortalezës, gjatë orëve të hershme të mëngjesit të së shtunës.

Dy të mitur janë më mesin e të vdekurve dhe disa të plagosur janë dërguar në spital, duke përfshirë një djalë 12 vjeçar.

Media vendase tha se sulmuesit ishin pjesë e një bande kriminale të përfshirë në trafikun e drogës.

"Nuk ka asnjë arsye për panik dhe frikë," tha Z. Kosta nga rrjeti i lajmeve Globo, duke shtuar se policia nuk mund të kishte bërë asgjë për ta ndalur atë. "Kjo është një ngjarje që ndodh në të gjithë botën, me 50 ose 60 vdekje."

 Vitin e kaluar, në Ceara ndodhën 5.114 vrasje, një rritje prej 50% nga viti 2016. Kjo ishte numri më i lartë që kur shteti filloi të publikojë të dhënat në vitin 2013.

EMISIONET