Në brigjet e liqenit të Shkodrës ashtu si në 5 vitet e shkuara, u zhvillua këtë fillim shtatori “Triathlon labeat”, një kompeticion tre garësh në not, ciklizëm dhe vrapim.

Bashkia e qytetit dhe “Albania Water Sport” e shtrinë hartën gjeografike të pjesëmarrësve, jo vetëm për nga moshat, por edhe vendet që ato vijnë.

Synimi i organizatorëve është promovimi turistik, sportiv e kulturor i Shkodrës, por në të njëjtën kohë ruajtja e një tradite të hershme që ky qytet ka patur me sportet ujore.

Voltana Ademi: "Shkodra e mbështet këtë aktivitet me qëllimin e mirë jo vetëm për të ushtruar sportet dhe për të promovuar si në tre garësh, i cili ka filluar në Shkodër dhe si i tillë vetë territori i jep të gjitha mundësitë për ta realizuar, por edhe për të promovuar Shkodër, liqenin e Shkodrës, një vend ku mund të ushtrohen sporte dhe aktivitete të tilla të cilat duam ti mbështesim në vijim."

Itinerari i garave ishtë ndarë: në not 750 metra me nisje nga qendra e Shirokes, çiklizëm 10 kilometra dhe vrapim 5 kilometra.

Për më të mirët në fund u ndanë çmimet, ndërsa aktiviteti lë takimin e tij për vitin e ardhshëm, si një mundësi kështu për të promovuar, por edhe angazhuar të rinjtë në të tilla sporte.

/Ora News.tv/