Reperi shqiptar Stresi ka sjellë në treg këngën e tij të re ‘GTA’ vetëm tre ditë pasi u arrestua se u kap në flagrancë duke konsumuar lëndë narkotike brenda në lokal.

Ai është frymëzuar nga loja e njohur me armë, të cilën e luajnë më së shumti meshkujt. Një këngë ritmike e zhanerit rap, stil që karakterizon reperin.

Në klip muzikor ka zgjedhur makina luksoze si dhe armë të ndryshme. Pritet që ky të jetë suksesi i rradhës i reperit ndërkohë që gjykata urdhëroi hetimin e tij në gjendje të lirë.


/Ora News.tv/