Incidenti i ndodhur në gjysmëfinalen e parë të Champions League ndaj Liverpool-it, ku mbeti i plagosur një tifoz i "The Reds" nuk do të ndikoj aspak tek skuadra e Romës. Lajmi është pohuar nga vetë, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, që thotë se ai nuk mund të dënojë Romën për veprimet e një "të çmenduri".
 
"Debati është i vazhdueshëm dhe i gjallë. Unë nuk e di nëse ndëshkimi i klubit për veprimet e paparashikueshme të një të çmenduri do të ndryshonte situatën. Drejtësia e zakonshme duhet të jetë më e ashpër me këto subjekte. Ne kemi nevojë për bashkëpunim.

"Për ndeshjen kundër Liverpool-it, qeveria italiane ofroi mbështetje të madhe dhe policia mbrojti tifozët. Kjo është mënyra se si duhet të jetë: të zgjerohen "hallkat" kur bëhet fjalë për planifikimin e sigurisë".-tha Ceferin për "La Stampa".

Tifozi i Liverpoolit, Sean Cox u la në një gjendje kritike nga dy ultras jashtë "Anfield" para disfatës 5-2 të Romës në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve muajin e kaluar, por Ceferin sugjeroi që ai do ta linte këtë incident tek autoritetet përkatëse.

/Ora News.tv/