Travis Scott dhe Kylie Jenner do martohen në Itali?

Kylie Jenner mori një anije private për të festuar ditëlindjen me familjarët dhe miqtë e ngushtë. Sigurisht që pjesë e festimeve ishte edhe bashkëshorti i saj, Travis Scott.

22-vjetori i lindjes së Kylie coi gjithë familjen në brigjet e Italisë për të shijuar rrezet e diellit dhe pak qetësi. Asnjë prej motrave të miliarderes nuk është me ta. Sipas mediave të huaja, Kylie do të martohet në jahtin 250 milion dollarësh. Anija ka 29 persona staf dhe gjithcka që do i nevojitet, si pishina, sauna, teatër, madje edhe një sallon bukurie.

Reperi Travis Scott pagoi plot 1.2 milion dollarë qera për një javë.

Burime pranë tyre konfirmojnë për TMZ se në bord ishin Kris Jenner, Corey Gamble, Victoria, Stassi Karanikalou, Yris Palmer, Scott Disick dhe Sofia Richie.

EMISIONET