Trashëgimtari i Coca-Cola kapet me 1.3 milionë dollarë kanabis

Trashëgimtari i Coca-Cola kapet me 1.3 milionë dollarë kanabis

Miliarderi grek dhe trashëgimtari i pasurisë së Coca-Cola u arrestua në ishullin Karaibe të Shën Kitts. Pas një kontrolli në avionin e tij privat u gjetën më shumë se 1.3 milionë dollarë kanabis.

Alkiviades “Alki” David u arrestua në aeroportin ndërkombëtar Robert L. Bradshaw. Zyrtarët e doganave gjetën rreth 5000 bimë kanabis, fara dhe një shumëllojshmëri të produkteve të tjera të drogës në avion.

50-vjeçari është arrestuar me akuzën posedim droge me qëllim furnizimin, posedim të drogave të kontrolluara dhe importimit të një droge të kontrolluar në federatë.

David pretendoi se bimët në avion ishin të gjitha kërp dhe ishin pjesë e një sipërmarrje të re për të filluar një biznes ligjor të kanabisit në rajon.

Në prill ai njoftoi se nisi një partneritet me Chase Ergen që synonte zhvillimin e kanabisit në  vendet e Karaibeve Lindore si Shën Kits-Nevis, Dominika dhe Antigua.

Planet përfshinin blerjen e tokave bujqësore dhe partneritetin me fermerët për të krijuar një njësi kooperative.

David u lirua me kusht prej 430.000 dollarë dhe do dorëzojë të gjitha dokumentet e udhëtimit dhe do raportojë çdo ditë në Stacionin e Policisë Frigate Bay.

EMISIONET