Një sasi prej 929 gramë vaj hashashi. Është sekuestruar nga policia në pakinën e kalimit kufitar të Kapshticës. 

Në pranga përfundoi Kastriot Islami, 46 vjeç, banues në fshatin Qafëzez-Ersekë.

Ky shtetas sipas policisë, udhëtonte me autobus linje në drejtim të Greqisë.

Gjatë kontrollit personal, i është gjetur 1 pako e mbështjellë me letër natriban brenda së cilës ndodhej 1 bidon plastik me peshë 929 gramë me lëndë të dyshuar si vaj hashashi.

Gjithashtu në vijim të hetimeve lidhur me këtë rast, si edhe duke përdorur metoda speciale të hetimit specialistët e Seksionit për Narkotikët në DVP-Korçë, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasve Ruli Sotiri, 38 vjeç, banues në Maliq si dhe Ervin (Erjon) Gjoni, 32 vjeç, banues në Yzberisht-Tiranë, të dy si bashkëpunëtorë të dyshuar të kësaj ngjarje.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së  Shkallës së Parë Korçë për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve kryer në bashkëpunim".

/Ora News.tv/