Transgjinorja fiton miliona në lotari, por nuk do i japë asgjë fëmijëve

Një transgjinore që ka fituar 4 milionë paund në një lotari thotë se fëmijët e saj nuk do marrin asgjë nëse do i rikthehen.

Melissa Ede që lindi si mashkull i quajtur Les tregoi se ka humbur kontaktet me ta prej vitesh, por pasuria e saj nuk do ndikojë nëse do takohen.

57-vjeçarja ka treguar se do ti ndihmonte vetëm me një kusht. "Do i jepja para nëse një prej tyre do ishte shumë i sëmurë dhe paratë e mia do e ndihmonin. Nëse dikush, përfshirë fëmijëve të mi mendojnë që mund të rikthehen në jetën time se kam 4 milionë paund, jo se i ka marrë malli për prindin e tyre, i siguroj që nuk do marrin asgjë," - tha Melissa për Mirror.

Ajo u bë e njohur për publikun që prej fitimit të lotarisë pasi ishte një person i thjeshtë që drejtonte taksi për të siguruar jetesën.

Ende nuk ka treguar se çfarë do bëjë me shumën e madhe të parave që ka fituar.

EMISIONET