Një anije luftarake e Shteteve të Bashkuara është dislokuar në Detin e Zi pranë Rumanisë. Komandanti i 6-të i Flotës së SHBA Lisa Franchetti njoftoi mbërritjen e anijes në rajon për të rritur sigurinë dhe për të ripohuar angazhimin amerikane ndaj "marrëdhënieve të forta me aleatët e NATO-s".

Kanali televiziv rus "Zvezda" ka publikuar një video që përshkruan luftanijen "USS Fort McHenry" duke hyrë në Detin e Zi nëpërmjet Bosforit. Anija mund të shihet duke kaluar nën një urë natën vonë.

Më parë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se anija patrulluese Pytlivy nga Flota e Detit të Zi e Rusisë ka monitoruar veprimet e anijes amerikane që nga 6 janari.

Franchetti tha se transferimi i anijes në Detin e Zi tregon angazhimin e Uashingtonit për sigurinë në zonë dhe për të mbajtur "marrëdhënie të forta me aleatët e NATO-s".

Në dhjetor, Përfaqësuesi Special i SHBA për Ukrainën Kurt Volker tha se Uashingtoni duhet të marrë në konsideratë mundësinë e rritjes së pranisë së saj në Detin e Zi.


/Ora News.tv/