Cristiano Ronaldo ishte goditja e shekullit në merkaton e kësaj vere, me yllin portugez që u transferua nga Reali i Madridit tek Juventusi. Menjëherë pas prezantimit me fanellën bardhezi, në Napoli nuk është pritur aspak mirë kjo gjë.

Në të gjithë qytetin jugor italian kanë nisur shitjet e një letre higjenike që ka foton e sulmuesit me fanelën bardhezi.

Kjo nuk është hera e parë që në Napoli ndodh kjo gjë. Para dy vitesh, letrat higjjienike shiteshin me fytyrën e Gonzalo Higuain, i cili la Napolin pikërisht për Juventusin.


/Ora News.tv/