Transferimi te Juventusi, Cristiano Ronaldo "humbet" kombëtaren

Transferimi te Juventusi, Cristiano Ronaldo "humbet" kombëtaren

Cristiano Ronaldo jashtë kombëtares së Portugalisë. Kjo jo për shkak të vendimit të Fernando Santos për të mos grumbulluar kapitenin dhe yllin e skuadrës luzitane, por sipas "ItaSportPress" ky vendim është marrë nga vetë 5 herë fituesi i Topit të Artë.

Duke iu referuar këtyre burimeve Ronaldo është i fokusuar te skuadra e tij e re, Juventusi, ndërkohë që Portugalia do të humbasë shërbimet e Ronaldos për ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve  kundër Italisë dhe miqësoren me Kroacinë katër ditë më vonë.

33-vjeçari nuk ka arritur të shënojë në dy ndeshjet e para të Serie A për bardhezinjtë dhe faqja e internetit shpjegon se do të përdorë këtë fazë pushimi për tu integruar më mirë në klubin e tij të ri.

EMISIONET