Pas bluzës së kampionëve në fuqi të Kukësit, Sindrit Guri tani vishet me atë të ekipit kombëtar shqiptar.

Transferimi i sulmuesit shkodran tek klubi belg, Ostendes duket se i ka bërë mirë Gurit, që ka bindur dhe trajnerin e kombetares shqiptare, Kristian Panuci për t'u bërë pjesë e saj.

Në ftesën e mbërritur në klubin verilindor kërkohet se që nga data 25 maj deri me 3 qershor  lojtari të lihet i lirë pasi do jetë i grumbulluar për dy ndeshjet që Kombetarja Shqiptare do të luaj në Zvicër. 

/Ora News.tv/