Beteja me tumoret, akselatori i ri në QSUT, dyfishohen pacientët

Beteja me tumoret, akselatori i ri në QSUT, dyfishohen pacientët

Një akselarator linear i dytë i vendosur në Repartin e Radioterapisë në QSUT do të trajtojë me një teknologji të lartë të prekurit nga tumoret. 

Investimi prej 1.2 milion euro, financim i qeverisë shqiptare dhe asaj austriake, synon të rrisë cilësinë e të prekurve me tumor dhe të dyfishojë kapacitetet e diagnostikimit të pacientëve.

Ogerta Manastirliu: Ulen ndjeshëm rradhët e pritjes. Pajisja është e nivelit të lartë terapeutik.

Nëse perpara kjo pajisje trajtonte 45 pacientë në ditë, vendosja në funksion e akselaratori linear bën që në të njëjtin hark kohor të trajtohen 90 pacientë. 

Për kryeministrin Rama, ndryshimi në Onkologjinë e QSUT-së është i dukshëm.

Edi Rama: Këto gjëra nuk bëhen të gjitha përnjëherë, ka akoma gjëra për të bërë. Por të flasësh sot për Onkologjikun, trajtimin dhe të harrosh që këtu katër vjet më parë ishte një paradhomë e botës tjetër.

Pajisja e akselaratorit përdoret gjerësisht prej shumë vitesh në Europë. 

Në Shqipëri për herë të parë ajo ka zëvendësuar pajisjen e kobaltit në 2016, ku edhe u vendos aparatura e parë në QSUT. 

Në ndryshim nga pajisja e kobaltit, akselaratori nuk prek qelizat e shëndetshme por vetëm ato tumorale.

Kryeministria bën të ditur se eshtë zgjidhur problemi i trajtimit me herceptinë, medikamentin e domosdoshëm për trajtimin e tumoreve të gjirit.



  

EMISIONET