Një 30 vjeçar shqiptar është përplasur për vdekje nga një tren në Pella të Greqisë.

Nga informacionet paraprake thuhet se i riu ishte ulur në shinat hekurodhore dhe për pasojë u zvarrit nga treni që po kalonte dhe gjeti vdekjen e menjëhershme.

Incidenti ndodh rreth orës 2:30 të mëngjesit të sotëm dhe autoritetet lokale të policisë u njoftuan tre orë më vonë nga një qytetar që kalonte aty pranë.

Policia po heton rrethanat e ngjarjes ndërsa pritet që dëshmia e kushëririt të tij 40 vjeçar që e shoqëronte të hedhë dritë mbi shkaqet e incidentit tragjik.

Raportohet se viktima kishte hyrë ilegalisht në shtetin fqinj me të afërmin e tij.

40-vjeçari është ndaluar nga policia greke për hyrje të parregullt në vend.

/Ora News.tv/