Tragjedia në Genova, Shoqëria e Autostradave fond për familjet e viktimave

Tragjedia në Genova, Shoqëria e Autostradave fond për familjet e

Shoqëria e autostradave në Itali ka deklaruar se do të japë fonde për familjet e viktimave, të cilët humbën jetën nga shembja e urës Morandi në Genova.

Po ashtu Shoqëria e autostradave do të japë fond special edhe për familjet e evakuuara nga ndërtesat përreth.

Shoqëria e autostradave në Itali ka marrë përgjegjësinë dhe ka theksuar se duhet kohë për të gjetur të vërtetën.

Bëhet e ditur se ura e shembur do të rindërtohet menjëherë dhe rindërtimi do të zgjasë rreth 8 muaj.

Rreth 500 milionë euro do të jetë fondi për rindërtimin e urës që u shemb para 4 ditësh.

Nga shembja e urës deri tani raportohet se kanë humbur jetën 41 persona.

EMISIONET