Tragjeditë janë të shumta në këtë botë, por disa janë vërtetë të rënda. Rasti më i fundit është ai i familjes Sadikaj nga Suhareka e Kosovës. 

Pesë anëtarë të familjes gjetën vdekjen në një aksident të rëndë rrugor. Ata do të varrosen të martën në orën 16 në fshatin e tyre, Sopijë.

Hydajete, Jeton, Albesa, Erjon dhe Eliesa Sadikaj – dy të fundit fëmijë – u aksidentuan të dielën në një fshat malor afër Suharekës, pas përplasjes së makinës së tyre me një autobus.

Viktimat jetonin në Zvicër dhe kishin ardhur për pushime në Kosovë.

/Ora News.tv/