Tragjedi në futboll, ndërron jetë ish sulmuesi i Arsenalit

Tragjedi në futboll, ndërron jetë ish sulmuesi i Arsenalit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në botën e futbollit.

Ish sulmuesi i Arsenalit dhe Sevillas, Antonio Reyes ka ndërruar jetë pas një aksidenti automobilistik, mëngjesin e ditës së sotme.

I menjëhershmë ka qenë reagimi i klubeve respektive nëpër rrjetet sociale.

“Nuk mund të merrnim një lajm më të keq. Ylli i Sevillas, Antonio Reyes ka vdekur në një aksident automobilistik. U prefsh në paqe!”- postimi i Sevillas.

“Të gjithë tek Arsenali janë të shokuar nga vdekja e ish lojtarit të skuadrës sonë”, thuhej në postimin e Arsenalit.

Jose Antonio Reyes vdiq në moshën 35 vjeçare.




EMISIONET