Trageti më i madh në botë ngre spirancën për herë të parë

Trageti më i madh në botë ngre spirancën për herë

Trageti më i madhë në botë për kroçera, “Symphony of the seas”, i prodhuar nga kantieri detar STX, filloi lundirmin e tij të parë dje në mëngjes nga porti i “Saint-Nazaire”, në perëndim të Francës, para qindra personave që kishin ardhur të vëzhgonin këtë manovër spektakolare.

“Symphony of the seas”, që është 362 metra i gjatë dhe 66 metra i gjerë, me një peshë prej 228 000 tonelatash, iu dorëzua kompanisë amerikane “Royal Caribbean Cruises Ltd” (RCCL), klient historik i “STX France”.

Ky mastodon i detërave, me një kosto prej një miliard eurosh, mund të presë më shumë se 8 000 persona në bord, mes të cilëve 2 200 anëtarë të ekuipazhit. Ai i merr binjakut të tij “Harmony of the seas”, që iu dorëzua RCCL-së nga STX-i në vitin 2016, titullin e tragetit më të madhë në botë për disa metra dhe kabina më shumë.

Një qytet i vërtetë lundrues, ai përmban më shumë se 66 000 metra katrorë hapësirë në restorante dhe argëtim, ku edhe një “Central Park”, ashtu si në Nju Jork, i pajisur me 12 000 lloje bimësh./ATA/

EMISIONET