Trafikuan 1 mijë shqiptarë në SHBA, Kanada dhe Britani, të arrestuarit në gjykatë

Trafikuan 1 mijë shqiptarë në SHBA, Kanada dhe Britani, të

Sot jepet masa e sigurisë për 39 të arrestuarit si pjesë e rrjetit që dërgonin shqiptarë klandestinë në Britani, SHBA dhe Kanada.

Vlerësimi i masës së sigurisë bëhet në Gjykatëm e Krimeve të Rënda

Numri i lartë i të pandehurve shoqëruar dhe me avokatët mbrojtës e bën zhvillimin e seancës të vështirë.

Gjyqtare është Flora Hajredinaj, prokuror Eugen Beci.

 "Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se 7 grupe të strukturuara kriminale, të cilat operonin në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Britani, Irlandë, ShBA e Kanada, kanë mundësuar kontrabandimin e rreth 1 mijë personave (shtetas shqiptarë) në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar, ShBA-ve dhe Kanadasë. Për çdo person paguhej nga 7 000 paund për në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga 25 000 deri në 30 000 dollarë për në ShBA dhe Kanada. Pjesëtarët e këtyre grupeve kriminale përmes veprimeve aktive ndihmonin shtetasit shqiptarë të interesuar për të emigruar në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të mësipërme, duke falsifikuar dokumenta udhëtimi dhe identiteti të vendeve të BE-së."

Operacioni u kodua “One If - By Land” dhe rrjeti kishte arritur të çonte një mijë shqiptarë klandestinë në SHBA, Kanada e Britani.



Te arrestuar 

1.Ardian CORRI, 47 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në  Tiranë.

2.Luan QYRKU, 60 vjeç, banues në Tiranë. 

3.Eno MUÇOLLARI, 57 vjeç, banues në Tiranë.

4.Ardian GURAKUQI, 58 vjeç, lindur në Elbasan e banues në Tiranë. 

5.Zaim HYSENBELLIU, 57 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë.

6.Arben KAJAÇI, 49 vjeç, lindur e banues në Tiranë. 

7.Genci OSMANAJ, 49 vjeç, lindur e banues në Tiranë.

8.Oltjan SERANI, 33 vjeç, lindur në Përmet e banues në Tiranë. 

9.Tanush PRENGA, 48 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Laç.

10.Liri MUÇOLLARI, 55 vjeçe, lindur në Çorovodë e banuese në Tiranë. 

11.Fuat ZAIMI, 51 vjeç, lindur në  Skrapar dhe banues në Tiranë.

12.Nikolin PRISKA, 49 vjeç, banues në Tiranë. 

13.Ylber RAMA, 44 vjeç, lindur në Dibër e banues në Tiranë.

14.Haki TARJA, 50 vjeç banues në Tiranë. 

15.Bedri BENDAJ, 55 vjeç, lindur në Berat, e banues Tiranë.

16.Erenik AVDYLI, 30 vjeç banues në Tiranë. 

17.Nik BUSHI, 65 vjeç, lindur e banues në Shkodër

18.Kolë VUSHAJ, 49 vjeç, banues në Malësi të Madhe. 

19.Besnik VUÇAJ, 49 vjeç, lindur në Shkodër, por rezident në Irlandë.

20.Alfred KALAJ, 32 vjeç, banues në Malësinë e Madhe. 

21.Mhill ZEFI, 42 vjeç, banues në Shkodër.

22.Nosh VOLAJ, 45 vjeç, banues në Malësi e Madhe. 

23.Prel GJELAJ, 54 vjeç, banues në  Malësi e Madhe.

24.Sokol  DULI, 49 vjeç, banues në  Lezhë. 

25.Euglen DUSHKU, 32 vjeç, banues në Lezhë.

26.Leonora DUSHKU, 33 vjeçe, banuese në Lezhë. 

27.Roza FRROKU, 40 vjeçe, lindur në Fier e banuese në Lezhë.

28.Blerim BRAHIMI, 36 vjeç, banues në  Lezhë. 

29.Luigj SHTINJA, 52 vjeç, banues në Kurbin.

30.Esat  CAKONI, 52 vjeç, banues në Kurbin. 

31.Fatos MUJA, 48 vjeç, banues në  Kukës

32.Kreshnik MUJA, 35 vjeç, banues në  Kukës. 

33.Artur KARAJ, 43 vjeç, banues në  Krujë.

34.Kristian Zallinaj, 21 vjeç, banues në Shkodër. 

35.Mensur Selami, 53 vjeç, lindur e banues në Dubrovë - Peshkopi.

Arrestohen dhe 4 efektive policie  

Çelnik MAKSUTI, 53 vjeç, lindur e banues në Pogradec me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.

Ilir ISMAILI, 32 vjeç, lindur e banues në Pogradëc, me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë. 

•Erjon MAXHARI, 28 vjeç, lindur e banues në Pogradec, me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.

•Gjokë UJKAJ, 46 vjeç, lindur e banues në Shkodër, me detyrë kontrollor në P.K.K. Hani i Hotit Shkodër.

EMISIONET