Trafiku nga Amerika Latine në Shqipëri, rrëfehet "Tejza e Kokainës": Për fëmijët jap jetën...

Trafiku nga Amerika Latine në Shqipëri,  rrëfehet "Tejza e

E njohur si "Tezja e Kokainës", Valentina Tufina tregon se si kishte arritur të “pushtonte” botën me kokainën që e testonte në laboratorin e saj në Shqipëri dhe më pas, droga shpërndaje në tregun ndërkombëtar.

Nga burgu i Lipjanit, ajo ka rrëfyer arsyen pse ka vepruar kështu:

Tufina: “Pendesa ka çdo njeri, por diçka që bëhet nuk kthehet më. Për fëmijët jap jetën, unë për ato jetoj. Nëse jam e fortë deri tani për ato jam. Ndoshta ka nena qe për fëmijët nuk ia dine, por unë per ata jap jetën. Ato thuhet se kanë edhe miliona, por unë si kam. Se fëmijët e mi punojnë në 3 e gjysëm të mëngjesit deri në 1 të natës. Nuk jam nga ato gratë e këqija, por nganjëherë bën skamja, ben ambicia dhe xhelozia. Shkolle e dyte e jetës është ky këtu (Burgu). Ca me ka ndodh ketu, sme ka ndodh kund. Ngrihen dy veta dhe thonë; na ka helmuar me ilace psikologu. Por unë shyqyr Zotit nuk kam marre kurrë ilaçe.

Ajo ju jep këshilla edhe grave në burg.

Tufina: Unë i trajtoj si fëmijët e mi sepse unë jam më e madhja. Jam 54 vjeçe.

Tufina është dënuar me 6 vite e gjysmë burg dhe me 7.000 euro gjobë në Kosovë, por burgu e pret edhe në Shqipëri.

Deklaratat e saj u bënë për emisionin "Frontal" në Tv7 në Kosovë.

EMISIONET