Policia e Bergamos ka ekzekutuar sot operacionin e koduar "Tano" i cili ka shkatërruar një organizatë trafikantësh droge marokeno-shqiptare.

Operacioni ka marrë emrin e njërit prej anëtarëve të arrestuar të bandës.

Nën pranga janë vënë 5 persona, 14 të tjerë janë denoncuar me akuzën e pjesëmarrjes në organizim kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Operacioni i koduar "Tano" ka çuar në sekuestrimin e rreth 313 kg hashash.

Lënda narkotike është gjetur në dy zona të ndryshme të provincës së Bergamos, 300 kg në komunën e Verdellos e 13 kg në Antegnate.

Hashashi trafikohej nga Maroku, në Spanjë e Itali.

/Ora News.tv/