Trafikonin drogë në garazhin e pallatit, arrestohen tre shqiptarë

Trafikonin drogë në garazhin e pallatit, arrestohen tre shqiptarë

Tre të rinj shqiptarë, dy prej tyre vëllezër kanë rënë në prangat e policisë italiane, në akuzën e trafikimit të drogës.

Mediat e huaja shkruajnë se shqiptarët, përkatësisht 17, 21 dhe 24 vjeç, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur banojnë në Darfo Boario Terme dhe Costa Volpino dhe përdornin një garazh të një pallati në Rogno për të shitur drogë.

Policia italiane prej ditësh kishte vëzhguar 24-vjeçarin, i cili ndihmohej nga dy vëllezërit  për të shitur drogën.

Gjatë kontrollit të policisë ushtruar në apartamentin ku jetonin dy vëllezërit janë gjetur dhe sekuestruar dhjetë mijë euro kesh dhe një gjysmë kile drogë, ndërsa gjatë kontrollit në garazh u sekuestrua rreth 700 gram hashash

Autoritetet italiane vendosën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për dy vëllezërit 17 dhe 21-vjeç, ndërsa për shqiptarin 24-vjeçar “arrest me burg”.

Ndërkohë policia italiane është duke vijuar hetimet, sepse dyshohet se sasia e hashashit do t’i shitej disa të rinjve.


EMISIONET