"Trafik" në aksin Milano-Londër, Perisic drejt Arsenalit për ...

"Trafik" në aksin Milano-Londër, Perisic drejt Arsenalit

Aksi Milano-Londër pritet të jetë i nxehtë në këtë fund merkato janari.

Protagonist kryesorë janë Interi dhe Arsenali, me dy skuadrat që kanë nisur nga puna për të bërë realitet një prej shkëmbimeve më të bujshme në botën e futbollit. Bëhet fjalë për Ivan Perisic dhe Mesut Ozil, që pas 31 janarit mund t'i shikojmë me fanella të tjera.

Sipas "Daily Express", klubin zikaltër do të hapte mundësinë për të marrë lojtarin gjerman në huazim nëse Arenali pajtohet të paguajë gjysmën e pagës së tij. Një situatë që pritet të shfrytëzohet nga trajneri i Arsenalit, Unai Emery, i cili është gati të ofrojë Ozil për të shkuar te Perisic.

Sulmuesi kroat është objektivi kryesor i Arsenalit në këtë merkato, me klubin nga Londra që do të ishte gati të vinte në pjatë një ofertë për një hua me të drejtën e blerjes për 40 milionë euro.

EMISIONET