Këto pamje tregojnë fluksin e mjeteve që iu drejtuan këtë të dielë bregdetit të Shëngjinit.

Trafiku ishte i rënduar nga hyrja e zonës turistike deri në brendësi.

Efektivët e Policisë rrugore shqiptare dhe kolegët kosovarë ishin në rrugë, por menaxhimi ishte i vështirë për shkak të fluksit dhe infrastrukturës.

Ky ishte fluksi i lëvizjes drejt Gjirit të Lalzit, një prej plazheve më të frekuentuara nga kryeqytetasit në fundjavë, çka krijon trafik të rënduar.

Për policinë e Durrësit ky është më problematiku edhe për shkeljet e drejtuesve të mjeteve

“Të bëjnë kujdes edhe me përdorimin e celularit, me parakalimet e gabuara që janë të shumta sidomos në aksin Maminas-Gjiri i Lalzit. Gjithë këto masa janë marrë për të ulur numrin e aksidenteve. Krahasuar me 6 mujorin e viti 2018 kemi një ulje të aksidenteve si qark mbi 40%”.

Fluksi i shtuar i pushuesve përkthehet me trafik edhe në rrugët e Vlorës.

Aksi më problematik është ai nga Tuneli i Ujit të Ftohtë drejt Radhimës.

“Në ardhje vjen me 3 korsi dhe pastaj kalon në një të vetme. që krijon një hinkë”.

Policitë rrugore thonë se kanë shtuar shërbimet në rrugët e zonave turistike, ndërsa apelojnë drejtuesit e mjeteve të zbatojnë rregullat e qarkullimit për një udhëtim të sigurt.

/Ora News.tv/