Trafik droge drejt Greqisë, dy të rinj kapen me 22 kg kanabis në çanta

Dy të rinj janë vënë në prangat e policisë së Sarandës në tentativë për të trafikuar drogë drejt Greqisë.

Uniformat blu kanë sekuestruar 22 kg kanabis, ndërsa ka arrestuar në flagrancë transportuesit e lëndës narkotike, përkatësisht:    

-A. H., 31 vjeç, lindur dhe banues në Berzhit,Tiranë.

-G. P., 29  vjeç, lindur dhe banues në Polis, Librazhd.

"Në vijim të punën për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike dhe trafiqeve të paligjshme që mund të zhvillohen nëpërmjet kufirit jeshil, Shërbimet e Policisë Kufitare gjatë patrullimit në afërsi të Likojanit, kanë evidentuar dhe kapur dy shtetas që po transportonin dy çanta ku brenda tyre kishte 22 kilogramë lëndë narkotike" sqaron policia.

Po kështu, Policia e Sarandës shpalli në kërkim edhe dy shtetas të tjerë, A.XH dhe D.A dhe po vijon puna për kapjen e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprime të mëtejshme.


EMISIONET