Festa e Verës, me 14 mars pritet me ëmbëlsirën tradicionale ‘Ballokumen’, e cila i ka fillimet në qytetin e Elbasanit.

Në një lidhje direkte për Ora Neës, Fatmir Pashollari ka treguar recetën dhe përgatitjen e kësaj ëmbëlsire që është kaq e preferuar për njerëzit.

 “Marrim 1 kg gjalpë me 2kg e gjysmë pluhur sheqeri dhe i përziejmë për 35 minuta në një mikser. Pasi është rrahur dhe është bërë kremoz, i hedhim 20 kokrra vezë derisa kjo të bëhet akoma më kremoze. Pas kësaj, në këtë ëmbëlsirë hedhim miellin që është 3kg e 700 gr, që është miell misri, i bluar imët. 

Pasi është krijuar kjo masë, e marrim në forma duke e peshuar nga 200 gr për secilën. Më pas i përplas në llamarinë që të hapet sa më shumë dhe kjo është ballokumja e Elbasanit. I bëjmë një pjekje me 185 gradë për gjysmë ore”, tha ai duke shtuar se nesër do prodhojnë 2 mijë të tilla.

/Ora News.tv/